Daçiç vazhdon luftën kundër Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka takuar në Buenos Aires, homologun e tij argjentinas, Gustav Slauvinen, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin e pandryshuar të Argjentinës, për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Siç raporton B92, edhe Slauvninen ka thënë se Argjentina nuk do të ndryshojë qëndrim për mos-njohje.

Ndër të tjera Daçiç e ka falënderuar homologun e tij argjentinas, për mbështetjen e Serbisë drejt organizimit në organizata ndërkombëtare, dhe për mbështetjen konstante të integritet territorial të Serbisë.

Këto takime të Daçiç janë në vazhdën e fushatës së egër të Serbisë kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Shtuar më 21/03/2019, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori