Dacic tregon nëse i kërkoi autograf Donald Trump'it
Ishte pikërisht Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, ishte protagonist i një situatë e cila ka shkaktuar të qeshura tek përfaqësuesit e shteteve të tjera.

Daçiq ka lëvizur nga karrigia e tij drejt vendit ku ishte i ulur, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar atij një autograf.

Më pas Daçiq është shprehur para Trump-it se kush në fakt është ai, përderisa ky i fundit ka ngritur super në shenjë mosnjohje por gjithsesi duke mos lënë pa nënshkruar letrën për të cilën edhe kishte ardhur Daçiq.

E sot, Daçiq ka zbuluar atë që sipas tij ka biseduar shkurtimisht me Presidentin e SHBA-së, në selinë e OKB-së.

Ai ka thënë se tubime të ndryshme ishin një mundësi për takime informate dhe bisedime, siç ishte takimi i tij i djeshëm me Trump-in.

“Unë edhe këtë herë para takimit kam biseduar me Boris Johnson për festimin e 108 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në Ministrinë e Jashtme, me Miroslav Lajçak mbi zbatimin e mundshëm të Kosovës për vëzhguesit në OKB, dhe presidentin e SHBA-së, Trump , të cilin e kam takuar katër vjet më parë. Kam sjellë fotokopje të faqeve të para të të gjitha gazetave tona kur ai është zgjedhur President”, ka thënë Daçiq.
Shtuar më 19/09/2017, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori