Daçiç tregohet i butë me deklaratën e Ramës për president të përbashkët
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç i ka porositur funksionarët kosovarë se “duhet të mësohen me faktin se ka vende që mendojnë se njohja e pavarësisë së Kosovës ka qenë veprim i gabueshëm”.

I pyetur për koment lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president të vetëm, Daçiç tha se nuk mund të jetë “interpretues i mendimeve” të politikanëve tjerë.

“E dimë se për çka s’pajtohemi – nuk pajtohemi rreth Kosovës”, tha Daçiç, duke shtuar se edhe Serbia mund të japë deklarata të tilla, “ta zëmë se Serbia dhe Republika Sërpska duhet të kenë një president”.

Në një konferencë shtypi pas takimit me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe atë italian Angelino Alfanon, kryediplomati serb ka ironizuar deklaratën e shefit të diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacollit, i cili në një intervistë mbrëmë tha se Daçiq ka 300 milionë dollarë në dispozicion dhe se ofron armatim për lobim kundër pavarësisë së Kosovës.

Ministri serb tha se do të kishte dashur që të jetë ashtu siç thotë Pacolli, duke shtuar me ironi: “Po, ofrojmë bomba atomike”, citojnë mediat e Beogradit fjalët e Daçiqit.

deklaratën para gazetarëve pas takimit në Beograd me kolegët nga Shqipëria dhe Italia, Daçiç thirri autoritetet e Prishtinës, por edhe të gjitha vendet e rajonit, që “të përmbahen rreth çështjeve për të cilat nuk pajtohen me Beogradin”, përcjell Expressi.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se “secili duhet ta kryejë punën e vet” dhe shprehu bindjen se “procesi me Kosovën ende s’ka përfunduar”.


Shtuar më 27/02/2018, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori