Daçiç: Takimi i rradhës në Prishtinë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha sot se takimi i ardhshëm mes ministrave të Jashtëm dhe të Ekonomisë së Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Prishtinë.

Sipas Daçiçit, kjo do të ndodhë menjëherë pasi në Kosovë të formohen institucionet.

Pas përfundimit të Konferencës në Beograd ku morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Ekonomisë Fadil Ismajli, bashkë me ministrat e rajonit, është vendosur që një takim i radhës i këtillë të mbahet në Prishtinë.

Sipas “Express”, një informacion i tillë është dhënë edhe nga Enver Hoxhaj.

Stefan Fyle tha se autoritetet serbe kanë bërë një punë të mirë për organizimin e Konferencës./albeu.com/



Shtuar më 23/10/2014, ora 20:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori