Daçiç: “Shqipëria e Madhe” nuk është trillim i Serbisë
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç u shpreh se ndërkombëtarët po ndjekin standarde të dyfishta për serbët dhe për shqiptarët.

Sipas tij, ndërkombëtarët shqetësohen në rast se bëhet fjalë për “Serbinë e Madhe”, ndërsa nuk kanë reagim të njëjtë kur bëhet fjalë për “Shqipërinë e Madhe”.

"Nuk ka reagime për hartën e Shqipërisë së Madhe në rezidencën e kryeministrit shqiptar në Tiranë. Po të ishte e kundërta, që dikush në Beograd në ndërtesën e Qeverisë të vendoste hartën e Serbisë së Madhe, ky do të ishte problem për të cilin do të diskutonin Komisioni Evropian dhe Këshilli i Sigurimit”, tha ai për “Politika” të Beogradit.

Ivica Daçiç theksoi se ajo që ndodhi në stadiumin e Beogradit me dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” nuk është trillim as i Serbisë dhe as i serbëve./albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori