Daçiç: Serbia nuk ka fuqi për të kryer luftë
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia është e dobët dhe se nuk i ka mundësitë të kryejë ndonjë luftë.

Në një editorial të botuar në të përjavshmen ‘Nedeljnik’, ai ka shkruar se angazhimi i Serbisë për paqe dhe dialog ka hapur derën e Bashkimit Evropian dhe ka lejuar fillimin e bisedimeve të pranimit.

Daçiç ka shtuar se "Serbia mbështet integritetin territorial të çdo shteti".

Po ashtu, ish-kryeministri dhe tanimë ministër në kabinetin e Vuçiç ka thënë se “gabimet tona, për ambicien tonë të gabuar dhe për krimet tona (dhe kemi njohur se ka pasur), kemi paguar, dhe ne paguajnë sot, një çmim të rëndë”. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori