Daçiç: Serbia kurre nuk do ta njohë Kosovën
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk janë bisedime me anë të së cilave Serbia do ta njohë Kosovën.

"Për këtë Enver Hoxhaj foli në Berlin, por edhe në New York, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Foli për nevojën e nënshkrimit të ashtuquajtur marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës, me anë të së cilës Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe ta lejojë të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare", tha Dacic në një konferencë për mediat në Beograd.

Ai ka shtuar se zyrtarët e lartë të Serbisë, "në mënyrë të qartë kanë thënë se me anë të bisedimeve të mbajtura nën ombrellën e Bashkimit Evropian (BE) dhe në mirëbesim, do të arrihet deri tek një kompromis për të përmirësuar kushtet, në të cilat jetojnë dhe punojnë njerëzit në Kosovë”. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 02:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori