Daçiç: Serbia e do vazhdimin e dialogut me shqiptarët
Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se Serbia e do vazhdimin e dialogut Beograd - Prishtinë, por se nuk ka me kë ta zhvillojë këtë dialog, derisa në Kosovë nuk ka një qeveri.

"Ne e dëshirojmë vazhdimin e dialogut dhe implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, por duhet te presim konstituimin e autoriteteve në Prishtinë", tha Daçiç për agjencinë e lajmeve "Beta".

Ky portal serb përmend faktin se Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi gjatë dy viteve bisedime janë takuar mbi 40 herë.

Daçiç vlerësoi se fakti qe janë mbajtur shumë takime tregon se raporti mes serbëve dhe shqiptarëve po vjen drejt përmirësimit.

Sipas Daçiç, Serbia po bën gjithçka që mundet që të implementojë marrëveshjet e Brukselit, madje "edhe kur mungon pala tjetër"./albeu.com/

Shtuar më 19/10/2014, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori