Daçiç: Platforma e Nikoliç nuk i pengon bisedimet me Prishtinën
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç deklaroi se platforma e kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliç për Kosovën, pavarësisht nga përmbajtja nuk guxon ta ndalojë vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën.

"Nikoliç platformën ia ka dërguar kryetarit të Qeverisë e unë nuk e kam marrë. Shtrohet pyetja pse mu tani paraqitet ajo, unë kam pyetur cila esenca që tani të bisedojmë për të, sepse sigurisht se kthim prapa nuk ka. Marrëveshja e Brukselit është e përbashkët, edhe e kryetari e edhe e kryeministrit dhe çfarëdo ndërprerje e aktivitetit të Aleksandar Vuçiçit nuk do të ishte në interesin e Serbisë”, ka vlerësuar Daçiç në televizionin B92.

Daçiç ka pohuar se "është e sigurt se Serbia duhet të vazhdojë bisedimet me Prishtinën. Kur dikush thirret në mosrespektim të Kushtetutës, unë pyetem pse kryetari, nëse e respekton Kushtetutën, nuk urdhëron kthimin e situatës kushtetuese në krahinë. Këtu është një situatë specifike ku Serbia nuk ka sovranitet të plotë në Kosovë. Është lehtë të shkruhen ca instruksione që nuk janë të zbatueshme në jetë, Vuçiq dhe unë e kemi kaluar këtë në Bruksel gjatë dy-vjetëve të shkuar."

Sipas fjalëve të tij, askush nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare gjatë bisedave zyrtare me të nuk ka kërkuar nga Beogradi njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për hyrje të Kosovës në BE. "Nëse dikush e vë këtë kusht, mendoj se përgjigja e Serbisë do të jetë e qartë” ", ka thënë Daçiç.

Gjithashtu ministri Daçiç ka theksuar se pwrfaqwsues tw bashkësisë ndërkombëtare ua ka paraqitur qëndrimin personal për ndarje të Kosovës dhe ka shtuar se kjo çështje nuk është temë e bisedave aktuale në mënyrë që të rrezikohet Marrëveshja e Brukselit. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2015, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori