Daçiç: Përveç Ramës, asnjë lider nuk ishte ditën e pavarësisë
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka lavdëruar shefin e tij, Aleksandër Vuçiç, për paraqitjen që pati në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Sipas Daçiçit, Prishtina e ka humbur mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur dikur, duke përmendur këtu se ‘vetëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës’.

Ai ka thënë se është e qartë që ‘Amerika nuk do të përzihet në atë se çka do të arrijnë Beogradi dhe Prishtina pas dialogut’.

Amerika nuk do të hyjë në mes të Prishtinës dhe Beogradit lidhur me marrëveshjen, megjithëse ende ka diskutime në këtë çështje dhe ato kryesisht janë në aspektin se cili do të ishte kompromisi i pranueshëm nga të dyja palët”, ka thënë Daçiq.


Shtuar më 18/02/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori