Daçiç: Nuk ka marrëveshje paqeje me Kosovën
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje paqeje ndërkombëtare me Kosovën.

Kjo deklaratë e tij, ka ardhur si "reagim" ndaj asaj që ka thënë Hashim Thaçi në Konferencën Ballkanike të mbajtur në Berlin.

Thaçi tha në Berlin se "Kosova është e gatshme për të vazhduar në fazën e dytë të dialogut", i cili duhet të kishte përfunduar me "marrëveshjen ndërkombëtare për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë".

Një deklaratë e tillë është komentuar gjerësisht edhe nga shtypi serb. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori