Daçiç mbështet Jeremiçin në OKB
Pëlqej
Qeveria e Serbisë ende nuk ka marrë një vendim për kandidatin e saj zyrtar për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.

Nga vendet e rajonit, emrat për këtë post me mjaft rëndësi i ka dhënë vetëm Bullgaria dhe Sllovenia.

Pritet që kandidatët e vet diplomatë për këtë post ti shfaqë edhe Kroacia, Sllovakia, Turqia, si dhe disa vende balltike, shkruan "Blic" e Beogradit.

Sllovenia pritet të zyrtarizojë kandidaturën e ministrit aktual të Jashtëm, Miroslav Lajçak ose ish-ministrit Jan Kubosh, ndërsa Kroacia shefen e vet të diplomacisë, Vesa Pusiç.

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç deri më tani ka përkrahjen e fuqishme të Ivica Daçiç.

Jeremiç, në kohën që ka mbajtur postin e kryetarit të asamblesë së Përgjithshme të OKB-së "ka treguar me krenari" identitetin e tij serb dhe është shprehur se "Kosova do të hyjë në OKB vetëm mbi trupin e tij të vdekur". /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori