Daçiç: Kosova do të humbasë përsëri
Ndërkohë që tensioni mbi Kosovën për heqjen e taksës ndaj Serbisë sa vjen edhe shtohet, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç vjen me deklaratë se do të kundërshtojë përsëri aplikimin e Kosovës në INTERPOL, shkruan Albeu.com

Ai tha se Kosova ka kandiduar sërish për të qenë anëtare e INTERPOL-it dhe se mund të aplikojë edhe në UNESCO, e për këtë arsye Serbia sipas tij po përgatit për luftë,ndërsa Kosova edhe njëherë do të humbasë.

“Nuk e kuptoj nevojën e Kosovës për akte të tilla vetëvrasëse. Do të humbasë me një rezultat edhe më të keq” u shpreh ai.

Nërkohë ishte bllokimi që iu bë Kosovës për antarësimin në organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale ajo që i solli edhe vendosjen e teksës ndaj Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori