Daçic kërkon që dialogu me Prishtinën të bëhet në nivelin e presidentëve
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçic, njëherësh ministër i jashtëm, ka deklaruar sot se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në nivel të presidentëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe Kosovë.

“Nuk besoj se unë do të marr pjesë, kjo është çështje e formatit, i cili të jem i sinqertë, kryesisht është përcaktuar sipas funksionit që e kryen Hashim Thaçi”, u tha Daçic gazetarëve sot në Beograd.

Daçic ka theksuar gjithashtu se “është më e logjikshme që ky dialog të vazhdojë në formatin e presidentëve” dhe konsideron se kjo do të ndodhë “kur të zgjidhen qeveritë në Beograd dhe Prishtinë”. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2017, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori