E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Daçiç kërcënon Kosovën, ja themeloni asociacionin ja braktisni dialogun
Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të mos zbatojë marrëveshjen për formimin e Bashkësisë së komunave serbe, në fakt, është vendim i Prishtinës për të braktisur dialogun e Brukselit.

Kështu ka thënë për “Sputnik” Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, sipas të cilit, Qeveria në Prishtinë, kundërshtoi të mërkurën një marrëveshje për fillimin e hartimit të Statutit për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe e cila u arrit në një takim të mëhershëm në Bruksel, në prani të zyrtarëve të lartë evropianë.

Ai ka paralajmëruar se i gjithë procesi negociues i Beogradit dhe Prishtinës tani mund të kthehet në pikën zero.

“Nëse një pjesë të rëndësishme të marrëveshjes që kemi rënë dakord me udhëheqësit shqiptarë në mënyrë të paskrupullt dhe pa u dënuar e refuzojnë ta implementojnë, Beogradi tani mund të marr në konsideratë të shfuqizojë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të cilat i kemi arritur në Bruksel”, deklaroi Daçiç.

Për shkak të dështimit të mundshëm të procesit të negociatave shumëvjeçare, kreu i diplomacisë serbe gjithashtu i drejtohet edhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që urgjentisht të ndikojnë në Prishtinë për të përmbushur detyrimet e saj sipas marrëveshjes së Brukselit, pasi ekziston rreziku që procesi negociues patjetër të ndërpritet. Beogradi nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë “tha Daçiç për Sputnik.
Shtuar më 08/03/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori