Daçiç kërcënon Bosnjen nëse e njeh shtetin e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas deklaratave të Zhelko Komishiqit, anëtar kroat i Presidencës së Bosnje Hercegovinës.

Komishiq gjatë ditës së djeshme ka thënë se Kosova tashmë është shtet i pavarur.

Pas këtyre deklaratave kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe se sipas tij, nëse ndonjë anëtarë i Presidencës nuk e respekton integritetin territorial të Serbisë, siç ka thënë ai, duhet t’a dinë se po shkelin marrëdhëniet miqësore dhe në këtë mënyrë do të ketë reagime reciproke.


Shtuar më 11/10/2018, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori