Daçiç ia prish ëndërrën Thaçit
Zëvendëskryeministri i parë një herit ministër i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se është koha që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të zgjohet nga mirazhi dhe përsëriti se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kryediplomati serb ka deklaruar se Thaçi “me sa duket jeton në ëndër dhe në një botë paralele”.

Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, është koha që Thaçi të zgjohet nga mirazhi sepse vetëm dialogu dhe kompromisi mund të çojnë në një zgjidhje të qëndrueshme. Ultimatumet dhe mashtrimet nuk do të kalojnë “, tha ai.

Ky reagim i kryediplomatit serb erdhi një ditë pasiqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë në një të ardhme jo të largët “ndërsa për periudhën kohore vendosin vet institucionet e Serbisë”.
Shtuar më 14/09/2017, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori