Dacic "i rreptë" në OKB: Tribunali në Kosovë të formohet sa më shpejt
Pëlqej
Ivica Dacic, kryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm i Serbisë, kërkoi në OKB krijimin sa më shpejt të Tribunalit në Kosovë .

Ai tha se kjo “do sjellë drejtësinë e duhur për shtetin serb dhe dënim të atyre që bënë krime në Kosovë ”.

Dacic u shpreh se UNMIK në Kosovë ka rolin kyç për krijimin e kushteve për bashkëjetesë të të gjitha komuniteteve. Ai shtoi se “serbët në Kosovë, nuk janë kundër EULEX-it por se janë mësuar me UNMIK-un.”.

Ministri serb shtoi se “Serbia ka respektuar cdo marrëveshje të arritur në Bruksel dhe se ajo që nuk i ka respektuar është Prishtina”.

"Ne i zbatojmë të gjitha marrëveshjet deri më tani në mënyrë të mirëfillte, mirëpo nuk mund të vlerësohet e njëjta edhe për palën e Prishtinës sepse ata nuk kanë ndërmarrë hapat e duhur për të zbatuar", tha Dacic.

Ivica Dacic ka vlerësuar punën e prokurorit Clint Uilliamson, duke thënë se shteti serb e ka ditur se ish-krerë të lartë të UCK-së kanë gisht në krime lufte ndaj serbëve.

Madje, sipas tij, Serbia ka dyshuar se nga UCK-ja janë kryer edhe transplante organesh.

Megjithatë, Uilliamson, në fjalën e tij për këtë cështje s’ka përmendur akuza pë rtrafikim organesh, pasi nuk ka deri më tashmë asnjë dëshmi. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori