E FUNDIT/ Xhaxhai vret nipin në Shkodër
Daçiç i reagon Policisë së Kosovës për bastisjen
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se aksioni i mbrëmshëm i arrestimit të serbëve në Kosovë është vazhdimësi e presionit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në të cilën do të shkojnë bashkë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, një nga temat kryesore do të jetë Kosova.

“Kjo është një mënyrë e frikësimit të serbëve dhe mesazh se ata mund të akuzohen për gjithçka dhe çkado. Duhet të jemi të gatshëm dhe të kemi ekipe ligjore që do të luftojnë dhe mbështesin qytetarët tanë që jetojnë atje”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar sekretarin e Kryqit të Kuq të sistemit paralel të Komunës së Pejës, Moma Dashiq.

Në kuadër të aksionit në pranga kanë përfunduar edhe dy sekretarë tjerë: njëri në Dragash dhe tjetri në Graçanicë.
Shtuar më 14/09/2017, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori