“Jam në gjendje të rëndë shëndetësore!” Shtyhet seanca për lirimin me kushte të Lefter Kokës, Bllako në qeli me ish-ministrin

Seanca për lirimin me kusht të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka është shtyrë për të premten tjetër. Mësohet Koka e ka bërë kërkesën, duke theksuar se është në gjendje të keqe shëndetësore. Gjykata e Posaçme në seancën e sotme administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjorë mbi gjendjen shëndetësore të Kokës.

Koka për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore kërkon zbutjen e masës nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ndërkoheë që mësohet se idh-deputeti Alqi Bllako, i cili u rikthye në burg dy ditë më parë është lënë në qelli me ish-ministrin Koka.

Lefter Koka ndodhet në burg pasi akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” dhe është prangosur me kërkesë të SPAK. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro. Për të njëjtën çështje është në burg edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.