Daçiç i lumtur që Kongo nuk e njeh Kosovën
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Kongo është takuar me presidentin e këtij vendi Félix Tshisekedi, përcjell FoNet.

Ai, sipas Daçiçit, “edhe një herë ka theksuar se Kongoja nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me integritetin territorial dhe me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.

Kongoja s’e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtëm I Kosovës Behgjet Pacolli gjatë këtij muaji ka paralajmëruar se njohja nga Kongoja do të ndodhë së shpejti.

Daçiçi ka përfunduar se Serbia është shumë mirënjohëse ndaj Kongos që e përkrah integritetin territorial të Serbisë deh që nuk e njeh Kosovën.
Shtuar më 19/05/2019, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori