Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Daçiç: Erdhi koha të rishikojmë kufirin me Kosovën
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se përkrah idenë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për rishikimin e kufijve me Kosovën, duke vlerësuar si mundësinë e vetmemundshme për zgjidhjen e problemit, shkruajnë mediat serbe.

“Idenë e rishikimit të kufijve e përkrah tash e dhjetë vite, dhe mendoj se është mundësia e vetme e mundshme dhe e shpejtë që mund ta zgjidh këtë problem akut”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.

Megjithatë, ai ka pranuar se është ende herët të flitet nëse mund të vjen deri te një zgjidhje e tillë.

Ndërkaq, Daçiç beson se me ardhjen e administratës së re në krye të Shtëpisë së Bardhë, pozicioni i SHBA-ve karshi Kosovës ka ndryshuar.


Shtuar më 10/08/2018, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori