Daçiç: Edhe ky shtet tërhoqi njohjen e Kosovës
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Madagaskari ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Republika e Madagaskarit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Kemi marrë njoftimin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Madagaskarit në të cilën thuhet se më 5 dhjetor, Republika e Madagaskarit ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së Kosovës”, deklaroi Daçiç për “Tanjug”.

Ai ka shtuar se Madagaskari është shteti i 12-të që e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Madagaskari pati njohur Pavarësinë e Kosovës në vitin 2017.


Shtuar më 07/12/2018, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori