Daçiç: Duhet të zgjidhim çështjen e Kosovës sa kemi Trumpin president
Presidenti i ri i SHBA-së merr detyrën në fillim të vitit 2021. Ndërkohë që në SHBA ekziston një praktikë që në 6 muajt e fundit të mandatit nuk merren vendime të rëndësishme, ndërkohë që pikëpyetje mbetet se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë pas Trump. Prandaj në Beograd, sipas mediave, serbe duan që një marrëveshje me Kosovën të bëhet sa të jetë Trump President.

Gazeta beogradase “Blic” shkruan se SHBA-të janë inkuadruar aktivisht në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Gazeta rikutjon se administrata aktuale amerikane është duke i bërë presion Kosovës që ta heq taksën ndaj mallarev serbe në mënyrë që dy palët t’i kthehen tryezës së bisedimve. Blic përmend dy letrat që Trump i ka nisur në adresë të Thacit dhe Vuçiç bashkë me apelin që të bëjnë gjithcka pasi asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër marrëveshjes historike.

Kjo gazetë shkruan se edhe pse ende nuk dihet kush do t’i dalë përballë Trumpit, ardhja e demokratëve në Shtëpinë e Bardhë do të ndikonte në zhvillimet në rajon.

Kështu mendon edhe Ivica Daçiç i cili në një prononcim ka vlerësuar se largimi i Trump do të ishte një lajm i keq për zgjidhjen e “nyjës së Kosovës”.

“Kjo nuk do të na konvenontet. Përsëri do të kishte ultimatum – gjithcka është zgjidhur, Kosova është e pavarur dhe ne vetëm duhet ta njohim” ka thënë Daçiç.

Duke e pasur parasysh se zgjedhjet në Amerikë nuk janë edhe aq larg, Marko Savkoviq, analist nga Beogradi thotë se ka mbetur pak kohë për ta gjetur zgjidhjen.


Shtuar më 25/02/2019, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori