Plani i madh për të shpëtuar Newcastle

Epoka e re në Newcastle United është gati për të filluar me trajnerin e ri anglez, Eddie Howe, i cili i ka të qarta idetë për shpëtimin e klubit dhe mbetjen në Premier League.

Ngazëllimi ka qenë i dukshëm në Tyneside që nga ardhja e pronarëve të rinj sauditë të klubit dhe, ndërsa emërimi i trajnerit të ri Eddie Howe ka pasur më shumë një pritje të heshtur, nuk ka dyshim se besnikët e ‘Magpies’ do të mbesin pas ish-trajnerit të Bournemouth.

Taktikat e Howe për Newcastle nuk dihen ende, por ai do të ekspozojë vizionin e tij këtë të shtunë me vizitën e Brentford në St James Park.

Por, me mbështetjen financiare të Fondit të Investimeve Publike Saudite dhe nën administrimin e shefes ekzekutive Amanda Staveley, Mehrdad Ghoudoussi (bashkëshorti i saj i cili zotëron 10 për qind të klubit) dhe Jamie Reuben, ka pasur një ndryshim hapash në ambicie.

“Ky kontroll është jashtëzakonisht transformues. A duam ta fitojmë Ligën Premier brenda pesë deri në 10 vjet? Po”.

“Ne duam të shohim trofe. Por trofetë kanë nevojë për investim, kohë, durim dhe punë ekipore”, ka thënë Staveley.


Shtuar 18.11.2021 16:50

Tags: