Daçiç: Dialogu me Prishtinën vendimtar për bisedimet BE-Serbi
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç shprehet se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është vendimtar përbisedimet Beograd-Bruksel.
Siç vlerëson ai, Brukseli do të vlerësojë se si ka ecur zbatimi i marrëveshjes me Kosovën, për të vazhduar bisedimet për anëtarsim të Serbisë në BE.

"Kapitulli 32, i cili ka të bëjë me kontrollin financiar, varet nga kapitulli 35, raportet me Kosovën, e që ka të bëjë me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit në mes të Beogradit dhe Prishtinës", ka thënë Daçiç, citon lajmi.net.

Kryediplomati i Beogradit ka qëndruar dje në Bruksel, ku ka marr pjesë në shqyrtimin e kapitullit 31, që ka të bëjë me politikën e jashtme të Serbisë dhe raportet me Sekretaren e Jashtme të BE-së.

"Anëtarsimi në BE është prioriteti numër një i Serbisë, dhe nuk ka dilema fare për këtë. Personalisht kam ardhur në shqyrtimin e këtij kapitulli pasi që disa kanë pyetur se, nëse ekziston me të vërtet dëshira jonë për të qenë pjesë e BE-së, pasi që nuk i kemi vënë sanksione Rusisë. Ne jemi të vetëdijshëm për detyra tona, e vetmja cështje që ne nuk pajtohemi me BE-në, janë sanksionet ndaj Rusisë", vijon Daçiç.

Lidhur me gazsjellësin rus që është plinufukuar të ndërtohet në Serbi, Daçiç është shprehur se kjo nuk do të bëhet nëse Moska dhe Brukseli nuk merren vesh, pasi "Serbia ka mundësi të marrë gaz vetëm nga Bullgaria, shtet-anëtar i BE-së". /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2014, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori