Daci e Berisha kërkojnë privilegje
Ish-kryetarët e Parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci e Kolë Berisha po bëjnë përpjekje të realizojnë benefitet që sipas tyre ua mundëson legjislacioni kosovar për ish-funksionarë të lartë të shtetit. Kërkesa e ish-kryeparlamentarëve të martën është shqyrtuar nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, njofton Zëri.

“Duke i shqyrtuar kërkesat e ish-kryetarëve të Kuvendit, Nexhat Dacit dhe Kolë Berisha, lidhur me përfitimet për ish-zyrtarë të lartë, Kryesia e ka autorizuar Administratën e Kuvendit që të përgatisë një interpretim lidhur me mundësitë e zbatimit në rastrin konkret të Ligjit për përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Nëse realizohet kjo kërkesë e Dacit dhe e Berishës, ata do të marrin pagë mujore mbi 1000 euro, do të kenë zyra, asistentë dhe disa benefite të tjera.
Shtuar më 15/03/2011, ora 22:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori