Daci :Besa probleme me kujtesën, s'e bëra vetëm koalicionin
Pas deklaratave të nënkryetares Besa Gaxherri ka reaguar kreu i LDD-së, Nexhat Daci, i cili ka thënë se nuk e ka marrë i vetëm vendimin për të bërë koalicion me AAK-në.

Kushdo që do ta sfidojë ta bëjë këtë në konvetën e partisë, thotë ai për Express. Daci ka thënë se Besa Gaxherri ka probleme me kujtesën, pasi për koalicionin kanë kundërshtuar vetëm tre anëtarët të Kryesisë dhe këtë e vërtetojnë inçizimet.

“Dhe kjo duhet të dokumentohet, është e incizuar mbledhja, ku kanë diskutuar gati e tërë kryesia dhe vetëm e vetëm tre veta janë deklaruar që janë kundër koalicionit me AAK-në”, tha ai.

“Prandaj unë e them që dikush me qëllim memorien e ka zvogëluar ose ka telashe me memorien”, ka shtuar lideri i LDD-së. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2013, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori