Cvetkovic: Të pajtojmë shqiptarët me serbët
Pëlqej
Kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar se qëllimi i dialogut të Beogradit me Prishtinën është zgjidhja e konfliktit mes shqiptarëve dhe serbëve.

Në një intervistë për një të përditshme ceke, Cvetkovic është shprehur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë, duke u mbështetur edhe në faktin se një gjë të tillë nuk e lejon as kushtetuta serbe.

“Jo, kurrë. Kushtetuta jonë nuk na lejonë që të njohim pavarësinë e një pjese të shtetit tonë. Por do të shohim se cfarë do të ndodhë, sa të suksesshme do të jenë negociatat. Ta lëmë këtë cështje për momentin”, ka deklaruar Cvetkovic.

Ai ka theksuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të nisë me cështje që zgjidhen lehtë dhe jo me të tjera që mund të krijojnë komplikacione.

“Nëse arrijmë sukses në fillim, kjo hap dyert për zgjidhjen edhe të cështjeve të ndjeshme. Nëse fillojmë me cështje të ndjeshme nuk do të arrijmë askund. Kjo është taktika jonë”, ka nënvizuar Cvetkovic.
Shtuar më 19/11/2010, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori