Çun Lajçi: Shqiptarizma paska humbur në Medvegjë
Pëlqej
Në vendin e quajtur "Gajzeri" u mbajt dhe takimi i rradhës që mbahet një herë në vit mes medvegjasve.

Në këtë takim, i pranishëm ka qenë edhe artisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, transmeton "RugovaPress".

Aktori Lajçi para medvegjasve do të recitoje Ali Pashën e Gucisë nga Fishta si dhe poemën e tij “Kokën lart shqiptari im”.

Laçi ka vajtuar faktin se Medvegja është brakstisur në masë nga shqiptarët dhe se vetëm një grusht ka mbetur prej shqiptarësh.

Ai thotë se Medvegja paska humbur dhe se shqiptarizma në të po ashtu qenka zbehur.

Qenka e shkretë Medvegja dhe e humbur shqiptaria. Mall paske t’i takosh. E lanun shkret nga pushteti. Kurse ata pak ( 500) veta që paskan mbetur mundohen që sot në orën 19 në qendrën turistike Gejzeri te Banja e Siarinës ta ngjallin shpirtin e shqiptarizmës me ata pak mergimtarë që kalojnë pushimet në trojet e tyre të lindjes. Unë kam mall e nostalgji njëkohësisht,për pjesëmarrjen time në takimin e Diasporës, sepse kur isha me 1970 me shfaqjen 'Halili e Hajria' kishte plot e përplot shqiptarë si në Medvegjë si në fshatrat shqiptare përreth dhe e kishe përshtypjen se je në Podujevë. Sot qenka për t’u vajtu shqiptari im këtu. I harruar nga Republika e Kosovës dhe nga Republika e Serbisë. Mjerë ne sa shpejt harrojmë!”, u shpreh Lajçi. /albeu.com/



Shtuar më 10/08/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori