Çrregullohen emailet e qeverisë
Institucionet e Kosovës janë alarmuar nga një çrregullim të sistemit të komunikimit me email brenda Qeverisë. Mësohet se është çrregulluar çdo email që përfundon me ks-gov.net, që çdo zyrtar dërgon tek ndonjë zyrtar tjetër, shkëmbehet me të gjithë zyrtarët tjerë që përdorin emailin zyrtar, përkatësisht që përfundon me ks-gov.net.
Pra, çdo email që dikush dërgon nga emaili zyrtar, kanë mundësi ta shohin të gjithë shfrytëzuesit e tjerë të këtyre emailave, njoftojnë mediat vendase.

Zyrtarë të administratës shtetërore kanë thënë në kushte anonimiteti për Indeksonline se po kanë mundësi t’i shohin të gjitha komunikimet që bëhen ndërmjet institucioneve.

Për më tepër, zyrtarët e institucioneve po kanë mundësi të shohin edhe komunikimet në një masë konfidenciale, e gjithashtu edhe lajme të rëndësishme.

“Në email kam pranuar edhe një komunikim që kabineti i zëvendëskryeministres Tahiri ka bërë me MPJ-në, ku kjo ministri njoftohet me një vizitë që Tahiri do ta ketë dhe informatat që i duhen për atë shtet”, ka thënë një zyrtar qeveritar.

Për më tepër, Indeksonline ka parë nga një email i një zyrtari edhe komunikimet private, përfshirë edhe shkëmbimin e fotografive që bëjnë ndërmjet vete zyrtarët e institucionet.

Deri në këto momente, ky çrregullim po vazhdon ende. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori