COVID-19, qeveria del kundër projektit që propozoi Vjosa Osmani
Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Përhapjes së Covid 19.

Përkundër se Gjykata Kushtetuese në interpretimin e saj kishte sqaruar se për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në nivel vendi duhet bazë ligjore, zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj në mbledhjen e Qeverisë tha se ky projektligj i incizuar nga Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani është i panevojshëm.

Sipas iniciuesve projektligji do t’i mundësonte Qeverisë marrjen e të gjitha masave të nevojshme për menaxhimin e pandemisë, duke mos shkelur të drejtat e njeriut si dhe duke u mundësuar autoriteteve mbikëqyrëse shqiptimin e gjobave për shkelësit.

Qeveria nuk përkrahi as nismën ligjore të PDK-së, Projektligjin për Masat e Përkohshme për ta Lehtësua Efektin e Pandemisë “Covid 19”, nën arsyetimin se elemente të kësaj nisme do të përfshihen tek projektligji për rimëkëmbjen ekonomike që pritet të finalizohet nga Ministria e Financave

Përveç nismave ligjore, Qeveria miratoi dy iniciativa financiare për grante dhe kredi me institucione ndërkombëtare si Bankën Botërore dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Shtuar më 09/07/2020, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori