Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 169
raste të reja me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe shtatë persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, kështu duke e çuar në 1.351 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:
313 TË SHËRUAR DHE 169 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169
raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7
raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2
raste (19, 77 vjeç), Pejë 2
raste (75, 76 vjeç), Istog 1
rast (70 vjeç), Prishtinë 1
rast (80 vjeç) dhe Prizren 1
rast (31 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 52.134
raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351
raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948
raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81
raste, Vushtrri 10
raste, Fushë-Kosovë 9
raste, Gjilan 7
raste, Lipjan 7
raste, Obiliq 6
raste, Prizren 5
raste, Gjakovë 4
raste, Mitrovicë 4
raste, Podujevë 4
raste, Viti 4
raste, Ferizaj 3
raste, Klinë 3
raste, Pejë 3
raste, Rahovec 3
raste, Suharekë 3
raste, Deçan 2
raste, Istog 2
raste, Kamenicë 2
raste, Partesh 2
raste, Skenderaj 2
raste dhe me nga një
rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!.
Shtuar më 04/01/2021,
ora 15:19