Meta kërcënon me prerje dore Kryemadhin, Bashën e Edi Ramën: Do e bëj unë!
COVID-19/ Mjeku bën për ujë të ftohtë politikanët: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi?
Situata e pandemisë në Kosovë duket se ka dalë jashtë kontrrollit, ku numri i personave të infektuar që po humbasin betejën me Covidin po kap shifra të fríkshme, gjithashtu dhe numri i rasteve të reja pozitive po vijon të shtohet me ritme të larta.

Kjo ka sjellë një reagim të áshpër nga ana e mjekut neoropsikiatër, Afrim Blyta, i cili në letrën e hapur dërguar liderve kosovarë thotë se këta të fundit nuk duhet të ákuzojnë më popullin për papërgjegjshmëri, por duhet të marrin situatën në dorë. Mjeku u kërkon liderve kosovarë që ti lën hatërmbetjet politike si dhe mos ta shfrytëzojnë situatën për interesa personale, por të bëjnë të mundur menaxhimin e saj.

Letra e plotë: Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, nëpër çfarë situate po kalon vendi dhe njerëzit e saj. Vuajtje, dhembje, pikëllim i pa fund, i mijëra e mijëra bashkëkombësve. Parehati, shqetësim, ankth, frikë, zemërim i shumicës absolute të mbetur. Jemi në mes të sfidës e cila lëkundë themelin e ekzistencës fizike, si dhe kërcënon të ardhmen e vendit.

Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për fjalët dhe veprimet e “liderëve” të saj.

Dhe po provoj, si njeri, mjek, profesionist i shëndetit mendor, mësimdhënës, me afër katër decenie përvojë, të kuptoj sjelljet e juaja si “lider”. Nuk ka vend në të cilën mund të ju kategorizoj, kjo del jashtë kapaciteteve të mija intelektuale.

Ndoshta po pyetni pse “lider”, sepse lider është, njëjtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontrollë të personit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni.

Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontrollë të asgjë tjetër përveç interesave personale dhe grupeve të vogla rreth jush dhe në kontrollë të shërbëtorëve të cilët nuk janë asgjë tjetër por makina votimi të kapura peng nga interesat vetjake.

Nuk është përgjegjësi e qytetarëve të Kosovës situata në Kosovë. Qytetarët mund të jenë edhe të papërgjegjshëm, si mund edhe fëmija të jetë i papërgjegjshëm. Por përgjegjësia për situata jashtë kontrollit i bie prindërve dhe liderëve.

Liderët, janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm. Liderët, si edhe prindërit, pas lutjes së pasuksesshme të korrigjohet sjellja e papërgjegjshme, kanë jo vetëm obligim, por edhe detyrim të veprojnë dhe atë në interes të fëmijës dhe të qytetarit, jo të vetin, për këtë janë prindër ose lider.

A jeni në rregull? Çfarë halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet materiale? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A nuk mund të bashkëpërjetoni dhembjen, vuajtjen, humbjen e bashkëqytetarëve.

A jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm në çfarë situate gjendet vendi? A nuk mund të parashikoni çfarë mund të ndodhë? A ju kanë lënë sytë dhe veshët, apo si duket ju ka lënë edhe mendja? Apo ju pengon trungu para hundës që mos ta shihni bjeshkën?
Shtuar më 31/07/2020, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori