COVID-19/ 46 pacientë në QKUK janë në gjendje të rëndë
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet regjionale po trajtohen 629 pacientë, prej tyre 448 të konfirmuar me COVID-19, gjersa 390 janë në oksigjeno-terapi.

Sipas raportimeve nga klinikat e QKUK- së dhe spitalet e përgjithshme, 46 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 20 në respiratorë dhe 22 me CPAP- maskë.

Në QKUK janë të hospitalizuar 261 pacientë- nga ta 217 të konfirmuar me COVID- 19.

spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 368 pacientë, kur te konfirmuar me COVID-19 janë 231.
Shtuar më 03/08/2020, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori