I vuri flakën babait të tij, arrestohet 20-vjeçari

Gjatë ditës së djeshme policia e SB Ropotovë në Maqedoninë e Veriut, ka arrestuar një 20-vjeçar nga një fshat i Prilepit për shkak se ka sulmuar fizikisht babain e tij 51-vjeçar.

Sipas policisë, ata kanë pasur edhe një debat familjar më datë 11.08.2023, pas së cilës i riu, me lëndë djegëse i ka vënë flakën babait të tij, pas së cilës e ka fikur menjëherë zjarrin me batanije.

51-vjeçari ka pësuar djegie, e cila është konstatuar nga Spitali i Përgjidhëm në Prilep.

I riu është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.