“Dëgjova të qeshura, jo zhurma”, zbardhet dëshmia e nënës së 27-vjeçarit shqiptar që përdhunoi të miturën në Greqi

Një 27-vjeçar shqiptar ra ditën e djeshme në prangat e autoriteteve greke pasi akuzohet se ka përdhunuar një 17 vjeçare duke u shtirur si pakistanez.

Në lidhje me këtë ngjarje nënë e shqiptarin gjatë dëshmisë së saj ka thënë se nuk ka pasur dijeni mbi ngjarjes dhe se ka qenë në shtëpi atë natë, ndërsa i biri me një vajzë ka qenë në dhomën e tij.

“Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 19:00 dhe më tha ‘mos më shqetëso, do të jem në dhomë me një vajzë’. Nuk dëgjova zhurmë siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura. në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur, mora dijeni vetëm ditën pasardhëse kur erdhën forcat policore dhe kërkuan tim bir. Fillimisht as që e kuptova që ishin policë, nuk më shkoi mendja”, pohoi ajo.

Autori i dyshuar 27-vjeçar është arrestuar dhe po mbahet në burg, ndërsa ditën e premte pritet të dalë në gjykatë për t’u akuzuar për përdhunimin e nxënëses 17-vjeçare. Sipas informacioneve, 27-vjeçari e kishte takuar të miturën nga Kamatero përmes një platforme takimesh.