Cooper: Jam i lumtur që kemi marrëveshje
Është dashur kohë, por jam i lumtur që kemi marrëveshje, ka thënë Robert Cooper. Marrëveshja për udhëheqjen e integruar përfshin udhëheqjen e përbashkët policore, doganore dhe shërbimet kufitare në vendkalimet ndërmjet Serbisë e Kosovës, ka thënë ndërmjetësi i BE-s

"Ideja e kësaj marrëveshje është që në një vend të jenë shërbime të ndryshme të Kosovës e të Serbisë të cilat punojnë bashkërisht në kontroll të pikëkalimeve, ka thënë Cooper, njofton FoNEt.

Duke folur për rolin EULEX-it Cooper ka thënë se EULEX do të jetë i pranishëm në të gjitha vendkalimet edhe me marrëveshjen e re, me përjashtim se vendkalimet në vend që të jenë në anë të linjës, do të jenë vendkalime të dyfishta që i përfshin njerëzit nga të dy palët", ka sqaruar Cooper.

"Është dashur kohë, por jam i lumtur që kemi marrëveshje sepse nuk është mirë që vetëm të përparohet pa marrëveshje", ka thënë Cooper duke shtuar se një përparim i vogël është arritur edhe rreth bashkëpunimit rajonal porse kanë mbetur probleme të mëdha.

"Por mendoj se kemi ide të qartë për detyrën që na pret dhe kjo do të jetë çështje e vendimit politik’, ka thënë Cooper

Shtuar më 03/12/2011, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori