Çollaku: Vendi i Kosovës është në BE
Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Evropës. Sipas tij kjo është një festë kuptimplote, tani kur puna jonë e përbashkët shumëvjeçare ka dhënë fryte në formën e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij në rrjetin social Facebook Çollaku shkruan; "Urime Dita e Evropës të gjithëve! Kjo festë është më kuptimplote tani kur puna jonë e përbashkët shumëvjeçare ka dhënë fryte në formën e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe me rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Afërsia nga e cila e festojmë Ditën e Evropës kësaj here është më e madhe, dhe jam i bindur se kjo afërsi sa vjen e do të shtohet. Evropa është kontinenti ynë, ne jemi evropian, vlerat evropiane janë tonat po aq sa të evropianëve tjerë.

Vendi i Republikës së Kosovës është në Bashkim Evropian", e mbyll postimin e tij ministri Çollaku. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2016, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori