Çollaku: MSA-ja për Kosovën, si e shteteve të rajonit
Ministri i Integrimit Bekim Çollaku, gjatë fjalës së tij në Kuvend theksoi se MSA-ja paraqet hapin e parë dhe të rëndësishëm drejt integrimit në BE.

Ai tha se MSA-ja në çdo aspekt është e ngjashme me marrëveshjet që kanë shkruar vendet e rajonit, duke veçuar si rezultat të kësaj marrëveshje fatin e Kosovës me BE. "Vlerat e BE-së janë vlera që qytetarët e Kosovës i kanë përqafuar me kohë", tha Çollaku.

Ai tha se MSA-ja në çdo aspekt është e ngjashme me marrëveshjet që kanë shkruar vendet e rajonit, por po ashtu tha se rasti i Kosovës është i veçantë, duke ditur se pesë vende të BE-së e nuk e kanë njohur Kosovën.

Ministri Çollaku pohoi se pavarësisht që këto pesë vende nuk e kanë njohur Kosovën, ato kanë treguar konstruktivitet në këtë drejtim.

Deputetët të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të hyjnë në Kuvend, ku pritet të fillojë së shpejti seanca për ratifikimin e Projektligjit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Kuvend, ndodhen deputetët e Listës serbe dhe disa të opozitës, edhe pse patën paralajmëruar bojkotimin e seancës, gjithashtu e pranishme në seancë është dhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori