Çollaku - Faith bisedojnë për hapat e ardhshëm drejt integrimeve evropiane
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka zhvilluar një takim sot me ish-Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Faith.

në këtë takim ministri Çollaku e ka cilësuar Faith si mik të Kosovës e ka falënderuar për punën e tij në Kosovë duke kontribuar në proceset shtetëndërtuese si dhe përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit.

Ndër të tjera ministri e ka informuar Z. Feith për zhvillimet në Kosovë që nga përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur në 2012, me theks të veçantë në përparimet që vendi i ka bërë në rrugën e vetë euroatlantike. Gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për hapat e ardhshëm në agjendën evropiane të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori