Çmendet i riu shqiptar, del në rrugë e sulmon me thikë qytetarët
Një person ka sulmuar me thikë qytetarët dhe policët në qendër të Gjakovës.

Fillimisht u dyshua për jë akt terrorist.

Më pas Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë agresorin.

Policia tha se në Gjakovë është informuar se në rrugën “UÇK” gjendej një person i cili posedonte mjete të rrezikshme në dorë si thikë dhe shufër hekuri dhe po kërcënonte dhe sulmonte njerëzit në rrugë.

Me të arritur në vendngjarje policia ka gjetur personin e dyshuar i cili kishte qenë në mes të rrugës, duke sharë, fyer dhe kërcënuar kalimtaret e rastit.

Patrulla policore edhe përkundër urdhërave verbal drejtuar te dyshuarit për të hedhur mjetet e rrezikshme nga dora, ai vazhdonte të behej edhe më agresiv.

Madje policia tha se ka sulmuar policët me shufër dhe thikë, dhe kundër tij është përdorur “sprajt”. Më pas i dyshuari është arrestuar, i cili rezultoi se kishte probleme mendore. Nuk raportohen të lënduar nga sulmi i tij, megjithatë ngjarja tronditi qytetin dhe policinë lokale.

dyshuarit iu dha ndihma mjekësore në repartin e psikiatrisë.

Me vendim të prokurorit autorit i është komunikuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Shtuar më 02/11/2020, ora 21:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori