Clinton uron myslimanët kosovarë
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i ka dërguar urime ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e Festës së Kurban.

Clinton ka përgëzuar përmes ministrit Hoxhaj të gjithë myslimanët kosovarë për festën e Bajramit, duke uruar që këtë festë ta kalojnë në paqe dhe të gëzuar.

Festa e Kurban Bajramit, është një rast për të festuar, me ç’rast myslimanët bashkohen për të reflektuar mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe të komunitetit.
Shtuar më 05/11/2011, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori