Clinton takohet me kryeministrin Haradinaj (VIDEO)
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka arritur në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pas takimit që Clinton pati me Presidentin Hashim Thaci, tani ai u prit nga Haradinaj.

Presidenti amerikan ka arritur para pak orësh në Prishtinë, në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së forcave tokësore të NATO’s në Kosovë.

Takimi HaradinajClinton ishte planifikuar të ndodhte në orën 15:30, por Presidenti amerikan u vonua në takimin me Thaçin.
Shtuar më 11/06/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori