Clinton ofron mbështetje për Kosovën
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ashtu sikurse ishte planifikuar gjatë ditës së mërkurë zhvilloi një takim me sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton nga ku mori sërish mbështetjen e SHBA-së. Në takimin e zhvilluar në Washington kryediplomatja amerikane kërkoi vazhdimin e bisedimeve me Serbinë dhe implementimin e rezultateve konkrete.



Gjatë një konference pas takimit në Departamentin e Shtetit, Clinton iu ka dhënë edhe një herë mbështetje marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë duke përmendur perspektivën europiane të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e saj drejt Kosovës dhe do të punojnë edhe me BE’në në mënyrë që të zgjidhen edhe ato çështje që kanë ngelur në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Clinton.

Kryediplomatja amerikane i kishte kërkuar zyrtarëve të Kosovës të pranojnë marrëveshjen e fundit me Serbinë, me të cilën vendi përfaqësohet me fusnotë në nismat rajonale. Këtë qëndrim, ajo e ka përsëritur edhe të mërkurën dhe ka thënë se marrëveshja nuk e prek sovranitetin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori