Cliff: Lista Serbe të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme
Pëlqej
Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff i është bashkuar thirrjes për krijimin e një qeverie në një kohë sa më të shpejtë.

Ai tha se kjo do të ishte në interes të shtetit të Kosovës.

Cliff ka argumentuar se Lista Serbe duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, por jo një faktor përcaktues apo me rëndësi tejet të madhe i saj.

"Do të ishte mirë që “Lista Serbe” të bëhet pjesë e Qeverisë, por mendoj se Lista Serbe duhet të presë dhe të shohë se si do të shkojnë negociatat për krijimin e Qeverisë mes partive shumicë shqiptare dhe pastaj, eventualisht, t’i bashkohet. Nuk mendoj se është gjë e mirë që “Lista Serbe” të jetë partia vendimtare për Qeverinë e ardhshme", u shpreh Cliff.

Shumë analistë në vend konsiderojnë se kjo deklaratë duhet lexuar "si zëri ndërkombetar në Prishtinë, zë që mbështet krijimin sa më të shpejtë të qeverisë dhe po ashtu ngritjen e institucioneve". /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori