Cliff: Jo zgjedhje të jashtëzakononshme
Pëlqej
Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff u shpreh se nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës që të zhvillojnë zgjedhje të reja.

Në një intervistë dhënë agjencisë serbe "Tanjug", Cliff tha se Britania dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdohet sa më parë, kurse për të ashtuquajturin Park i paqes në urën mbi lumin Ibër, ka paralajmëruar zgjidhjen në tri faza, por në fund siç ka thënë ai, duhet të arrihet te zgjidhja që patjetër të mundësohet liria e qarkullimit mbi urë.

Cliff vlerësoi se marrëveshja për njohjen e diplomave nuk po funksionon.

Ai shtoi se duhet punuar që të njihen ne Prishtine diplomat që merren në veri të Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori