Çitaku: Mjaft me lojëra, të zbatohet marrëveshja
Implementimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm për ministren e Integrimit, Vlora Çitaku. Ajo i ka kërkuar lidershipit të Serbisë që të mos bëjë lojëra, por të dyja palët të japin inicialet në dokumentin që siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur.

“Politikanët në Beograd do të duhej t’i ndalin lojërat! Ata e dinë shumë mirë që ne tashmë kemi arrit marrëveshje! Ajo është e nënshkruar! Tani implementimin!”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze në rrjetin social “Twitter”, raporton Express.

Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, pritet të takohen sërish këtë muaj në Bruksel për të dhënë nënshkrimet e tyre në dokumentin për implementim të marrëveshjes. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2013, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori