Çitaku kujton se duhet të dënohen edhe të tjerë për masakrat në Kosovë
Pëlqej
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj vendimit të Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të Ratko Mlladiqit për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë.

Çitaku në gjuhën angleze ka shkruar në Facebook se “u deshën më shumë se dy dekada për të sjell drejtësi viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”.

“Më thyhet zemra kur e mendoj dhimbjen që është dashur të kalojnë të mbijetuarit”, ka shtuar ajo derisa ka përmendur edhe krimet e kryera në Kosovë.

“Dhemb kur e di se nuk janë dënuar shumë përgjegjës të masakrave dhe krimeve të tmerrshme në Kosovë”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.
Shtuar më 22/11/2017, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori