Çitaku: Kosova gati të negocioj për MSA-në
Ekipi negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit(MSA) do të filloj negociatat pas datës 17 shtator. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, e cila ka njoftuar edhe kabinetin qeveritar se i ka koordinuar përgatitjet fillestare negociuese.

“E para, pardje e kam dërguar agjendën për takimin e radhës për ekipin negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) për ministrat e përfshirë në këtë proces, si dhe për bartësit e institucioneve të tjera të pavarur.

Siç jeni të njoftuar gjatë vjeshtës do të fillojnë negociatat, gjatë muajit gusht. Ministria e Integrimeve Evropiane ka koordinuar përgatitjet fillestare. Ne këtë kontekst kemi ftuar takimin e radhës për të prezantuar pozicionet tona fillestare negociuese dhe afatet kohore të përafrimit të legjislacionit të MSA-së.

Takimi do të mbahet të martën e ardhshme, më 17 shtator, duke filluar nga ora 14:00. Ftojë të gjithë kolegët ministra, që të sigurojnë edhe prezencën e stafit teknik”, ka thënë Çitaku. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori